Telenews

VAZHDOJNË TËRHEQJET NGA REFERIMI NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS, AKUZA TË RËNDA NDAJ KOMESARIT FATON KURSHUMLIJA

Gjyqtari i basketbollit të Kosovës, Astrit Kasapolli ka konfirmuar se është tërhequr nga ky profesion të cilin e ushtroi për shumë vjet.
Kasapolli njoftimit të tërhqejes i’a ka shtuar edhe pakënaqësitë ndaj Komesarit të Garave, Faton Kurshumlisë, duke aluduar se i është bërë e padrejtë me delegimet në vazhdimësi, shkruan Telenews.al
”Familjarë dhe shoqëri e nderuar, ishte nder dhe privilegj të isha pjesë e FBK-së si gjyqtar i basketbollit për shumë vite, shumë respekt kryetarit, Fatmir Gashi, Erolld Belegu (keni përkrahur njeriun më të pabesë dhe pa dinjitet), Arben Fetahu, Nazmi Paçarada-sekretar, Jeton Nixha, Elvira Dushku sekretare (ke përkrah njeriun e gabuar), fatkeqësi ishte që humba disa vite i nën-vlerësuar nga Faton Kurshumlja (person non-grata), komesar-kordinator çdo gjë i ligës, analfabet i mbështjellur nën-petkun e FIBA-s. Nxënës të dashur, basketbollistë, vazhdoni shkollimin, punën, grupacioni i krijuar i Shoqatës së Gjyqtarëve, nuk ju mundëson ngritje në karrierë, vetëm humbje kohe”, thuhet në shkrimin e Kasapollit.
Ky nuk është rasti i vetëm që gjyqtarët e basketbollit të Kosovës ankohen në Komesarin aktual të FBK-së, por edhe tërheqen krejtësisht nga referimi, duke thënë se po ju bëhen padrejtësi të mëdha dhe se po delegohen vetëm ata që bëhen të ndëgjueshëm dhe lojalë ndaj Komesarit në fjalë.
Porse, a do të jetë ky rasti i fundit, apo tërheqjet nga referimi në basketbollin e Kosovës do të vazhdojnë dhe njëkohësisht do të kemi mungesë të tyre në të ardhmen, kjo mbetet të shihet.
Vlen të ceket se Shoqata e Gjytarëve të Basketbollit të Kosovës, deri tani ka heshtur në lidhje me këtë rast, duke ngritur dyshimet të bazuara se mund të jetë e ndikuar, ose e frikësuar nga mekanizmat brenda FBK-së. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ky është kundërshtari i radhës i ekipit Bad News Eagles në turneun kualifikues RES Adriatic League

Flaka Ajeti

Përzgjedhësi Adil Maliq publikon listën e Kosovës U19 për dy ndeshje miqësore ndaj Shqipërisë U19

Flaka Ajeti

E bujshme: Dion Berisha zyrtarizohet në Bayern Munich

Donat Hashani