Telenews

Vazhdon aksioni “Brezovica”, arrestohen katër persona në Ferizaj

Katër persona janë arrestuar sot në Ferizaj, në vazhdën e arrestimeve lidhur me aksionin “Brezovica”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ka bastisur 6 lokacione të ndryshme, me ç’rast janë arrestuar 4 persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.
Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa gjatë kontrollit në objekte janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, revole, telefon celuar, laptop dhe dokumente të ndryshme.
“Personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1 të KRPK-së dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Të ngajshme

Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Rrezarta Ramaj

Një shtetas i Kosovës arrestohet në Greqi, i gjenden 324 kg kanabis

Rrezarta Ramaj

Të martën takimi në Presidencë/ Kush i tha “po” e kush e refuzoi Albulena Haxhiun?

Rrezarta Ramaj