Telenews

Vazhdon numërimi i votave për deputetë, por sistemi i KQZ-së me probleme

vazhdon-numerimi-i-votave-per-deputete,-por-sistemi-i-kqz-se-me-probleme

Në sallën 1 Tetori në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë, por sistemi i KQZ-së herë pas here po paraqet probleme. 

Ndryshe, rreth orës 22:00 ka rënë sistemi ku po futeshin të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Po ashtu në një nga tavolinat e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën 1 Tetori në Prishtinë, është anuluar numërimi i deritanishëm, duke u ripërsëritur për shkaqe teknike, raporton KP.

Sipas komisionerëve që po numërojnë votat, kjo mund të ketë ndodhur ngase një fletëvotim është numëruar dy herë, apo gabimisht është klikuar dy herë i njëjti kandidat për deputet, për çka sistemi ka “lajmëruar” parregullsinë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se sot pasdite ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qendra komunale të numërimit në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.

Ndërsa për komunat tjera të Kosovës, ai ka theksuar se po bëhen të gjitha përgatitjet dhe numërimi pritet të nisë nga dita e nesërme (e mërkurë).

/GazetaSinjali/

The post Vazhdon numërimi i votave për deputetë, por sistemi i KQZ-së me probleme appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Në nderin të Epopesë së UÇK-së, FSK rreshton trupat në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Rihapet aeroporti kryesor i Izraelit

Valjeta Turkaj

Kurti: Besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese

Valjeta Turkaj