Telenews

VIDEO| Babagjyshi, spektakël në akuarium

video|-babagjyshi,-spektakel-ne-akuarium

Japonia ka ndryshuar edhe konceptin klasik të figurës kryesore të festave të fundvitit. Një zhytës i veshur me kostumin e kuq, ka surprizuar vizitorët në një akuarium gjigant në Yokohama.

Ai notoi bashkë me 3000 peshq dhe 5 delfinë, duke ngjallur një kuriozitet të madh në turmë.

“Ishte ndjesi e veçantë të përjetoje një atmosferë ndryshe të Krishtlindjes, megjithëse u ndjeva çuditshëm teksa shihja Babagjyshin në ujë”, tha njëri nga vizitorët. Në vend të dhuratave, Babagjyshi-zhytës solli ushqim për peshqit dhe shumë buzëqeshje mes fëmijëve që shijuan momentin magjik.

VIDEO:https://www.youtube.com/watch?v=aaK_zmnDIN0

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj