Telenews

Video nga vendi i ngjarjes: Polici civil neutralizon personin e armatosur pas të shtënave në qendër të Podujevës

Janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tronditi qendrën e Podujevës, ku një person i armatosur dyshohet se hapi zjarr ndaj disa qytetarëve.

Në videon e siguruar, shihet momenti kur një polic civil ndërhyn dhe neutralizon personin e armatosur, pak çaste pasi ky i fundit dyshohet se kishte shtënë me revole në shesh.

Sipas informacioneve të deritanishme , si pasojë e të shtënave disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet se ka edhe viktima.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat po u ofrojnë ndihmë të lënduarve dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj