Telenews

Voton Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke theksuar se sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e fortë është demokracia.

Haxhiu ka kërkuar gjithashtu nga qytetarët që gjatë ditës së zgjedhjeve të tregojnë respekt dhe maturi ndaj njëri-tjetrit.

“Nga këtu ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë. Unë ftoj të gjitha palët dhe qytetarët që, në këtë ditë të bukur me diell, të dëshmojnë maturi, respekt për njëri-tjetrin, por po ashtu edhe dashuri për vendin”, ka deklaruar ajo.

Të ngajshme

Nëntë arrestime për krime lufte në Zubin Potok, Beogradi akuzon Kurtin për “dëbim dhe frikësim të serbëve” –

KushtrimGuraj

Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, lëndohet një person –

KushtrimGuraj

Shqiptarët protestojnë gjithandej Evropës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së –

KushtrimGuraj