Telenews

Vrasja në Rinas, momenti kur policia thyen xhamat e veturës për ta nxjerrë viktimën (VIDEO)

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në një atentat të regjistruar në rreth rrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”.

A2 CNN mëson se është qëlluar në lëvizje në drejtim të një automjeti tip “Mercedes Benz”. Po ashtu bëhet me dije se autorët lëviznin me një makinë tip “Toyota” me targa greke, me ngjyrë gri, që është larguar në drejtim të Fushë Krujës.

Sipas raportimit të A2 CNN, dyshohet për 3 autorë, dy qitës dhe një shofer të përfshirë në këtë ngjarje.

Në pamjet e mëposhtme shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar mjetin dhe efektivët që thyejnë me forcë xhamin e parë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës dhe të plagosurin.

Të ngajshme

Tirana në flakë, protestuesit sulmojnë Komisariatin e Policisë –

KushtrimGuraj

Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion –

KushtrimGuraj

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj