Telenews

Vrau ish-gruan, kërkohet burg i përjetëshëm për Elton Metën

Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj.

Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2021 në fshatin Zhupan të Fierit.

Meta akuzohet për veprat penale: “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”.

Sipas pretencës së prokurorisë, kërkohet burg përjetë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”; 15 vite burg për armëmbajtje pa leje”, 2 vite burg për “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 vit burg për “prishje e qetësisë publike”, raporton Balkan Web.

Mbrëmjen e 10 tetorit 2021, Elton Bengaj hyri në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës në fshatin Zhupan të Fierit me një armë zjarri kallashnikov në dorë.

Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten, për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar. /Telenews.al/

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj