Telenews

VUÇIQ: MË KËRKUAN QË 2/3 E POLICËVE NË VERI TË JENË SHQIPTARË DHE TA PRANOJMË KOSOVËN NË OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjërat për Serbinë vetëm se do të përkeqësohen gjatë ditëve të ardhshme. Ai ka folur për situatën e re të sigurisë, politikës dhe ekonomisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Serbisë, ka thënë ai, i është shtuar presioni ndërkombëtar edhe për çështjen e Kosovës, që lidhet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare në Bruksel.
“Mund të shkruaj një novelë për këto netë. Ata kërkuan që 2/3 e policëve në veri të Kosovës të jenë serbë dhe që ne të pajtohemi që Kosova të pranohet në OKB”, ka thënë ai.
Vuçiq, në një intervistë në televizionin serb PRVA, tha që një presion i madh ka nisur mbi Serbinë, pas refuzimit të këtyre kërkesave.
“Ne kundërshtuam, një presion i madh nisi dhe në fund pranuan që marrëveshja e Brukselit duhet të arrihet pa këto dy kushte”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se Serbia është një gjendje jashtëzakonisht të vështirë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
“Thelbi i gjithë kësaj është që Serbia gjendet në një pozicion të rëndë. Nuk është vetëm politika, por edhe ekonomia. Nuk mund ta fsheh këtë brengë edhe po të doja”, ka thënë ai.
Sipas Vuçiq, situata sot për Serbinë është ndryshe. Ai ka folur edhe për luftrat në ish-Jugosllavi dhe ka thënë se ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq nuk ishte fajtor.
“Sot, gjërat janë shumë më të vështira se më parë. Kur flasim për konfliktin në ish-Jugosllavi, gjithmonë gjejmë fajtorin te dikush tjetër. Mendoj se nevojiten dy palë për një luftë. Dhe unë them se Millosheviqi nuk ishte fajtori, por ishte detyrë e tij t’i kalkulonte pasojat.  Këtë gjë do t’ia thoja sot Putinit dhe Zelenskit: ju takon juve ta pranoni fajin, të jeni tradhtarë, të humbi zgjedhjet, por të shpëtoni vendet tuaja”, ka thënë në fund Vuçiq. /Gazeta Express/

Të ngajshme

Demoloi mikrofonin në sallën e Kuvendit Komunal, Gëzim Sveçla: Po më dërgojnë në mbajtje 48 orë

Donat Hashani

Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

Donat Hashani

IKSHPK: Nga sot, uji që vjen nga kanali i Ibër-Lepencit mund të përdoret për pije

Erzana Fazliu