Telenews

Vuçiq paralajmëron njohjen e Kosovës nga 5shja e famshme e BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur sërish për marrëveshjen e fundit me Kosovën, duke komentuar edhe pjesën që, siç thuhet, i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e kanë bërë këtë.

Vuçiq ka pyetur se në cilën pjesë të marrëveshjes thuhet kjo, ndërsa ka pranuar se disa prej tyre “nuk janë shumë larg” që ta bëjnë këtë.

“Disa prej tyre nuk janë shumë larg. Por ato kanë qenë prej vitesh”, theksoi ai.

“Sigurisht që nuk është shkruar askund. Kjo është një tjetër nga gënjeshtrat e shumta”, ka shtuar Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Kështu, Vuçiq iu përgjigj disa deklaratave të ish-diplomatit serb, Nebojsha Vujoviq.

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj