Telenews

Vullkani më i madh në botë nxjerr llavë 60 metra në ajër: “Përgatituni për më të keqen”

vullkani-me-i-madh-ne-bote-nxjerr-llave-60-metra-ne-ajer:-“pergatituni-per-me-te-keqen”

Vullkani më i madh aktiv në botë shpërtheu të hënën dhe banorët pranë Mauna Loa të Havait u paralajmëruan të përgatiteshin për një evakuim të mundshëm, nëse jo për shkak të kërcënimit të menjëhershëm të llavës, atëherë për shkak të rrezikut të rënies së hirit dhe mbeturinave vullkanike.

“Rrjedhat e llavës rrallë përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e njeriut, por ato mund të jenë jashtëzakonisht shkatërruese për infrastrukturën,” tha Jessica Johnson, një gjeofizike britanike.

Vullkani Mauna Loa shpërtheu për herë të fundit në 1984.

Punonjësit e shërbimeve të urgjencës theksojnë se në këtë fazë të shpërthimit, evakuimi nuk është i nevojshëm dhe nuk ka indikacione se pasojat do të prekin zonat e banuara.

Rrjedhat e llavës janë aktualisht të kufizuara në një zonë të pabanuar në bazën e vullkanit, por situata po monitorohet nga afër.

Studimi Gjeologjik i SHBA (USGS) raportoi se sipas ngjarjeve të kaluara, “fazat e mëparshme të shpërthimeve të Mauna Loa mund të jenë shumë dinamike dhe vendndodhjet dhe përparimi i rrjedhave të llavës ndryshojnë me shpejtësi”.

Nëse shpërthimi lëviz përtej mureve të kraterit në bazë, llava mund të lëvizë në mënyrë të qëndrueshme drejt vendbanimeve, shtuan ata.

Më shumë se 200.000 banorë të Big Island në Havai janë gati për çdo gjë për sa kohë që vullkani nxjerr llavë deri në 60 metra në ajër. Autoritetet i kanë paralajmëruar që të përgatiten për më të keqen pasi hiri dhe tymi i dendur mbulojnë ishullin, shkruan BBC.

Mauna Loa ka shpërthyer 33 herë që nga viti 1843, kur u regjistrua shpërthimi për herë të parë. Hera e fundit që ndodhi kjo ishte në vitin 1984, kur popullsia e ishullit të madh të Havait ishte shumë më e vogël.

Që atëherë, popullsia është dyfishuar, kështu që zyrtarët tani janë shumë më të shqetësuar se 40 vjet më parë. Përkatësisht, rrjedha e llavës ende mund të ndryshojë dhe të kërcënojë vendbanimet lokale.

Përveç kësaj, rrjedhat e llavës lëshojnë gazra vullkanikë që mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje. Kjo është arsyeja pse situata vijon të monitorohet nga afër.

“Mendoj se të gjithë duhet të jemi pak të shqetësuar. Nuk e dimë se ku po shkon fluksi, nuk e dimë sa do të zgjasë”, tha një banor i ishullit.

Të ngajshme

Taiwani u godit nga tërmeti më i fortë që nga kjo kohë…

Donat Hashani

Tërmet me magnitudë të frikshme në Taiwan, shemben ndërtesat (VIDEO)

Donat Hashani

Historia që përloti internetin: Gjendet trupi i gruas që u hodh në lumë për të shpëtuar qenin

Hafize Elshani