Telenews

“Zbulohet lista” – këta janë dy futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho për Evropian

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një komunikate dje ka njoftuar se lista e Shqipërisë për Evropian do të bëhet të ditur të hënë më 27 maj.

Mirëpo, mediat në Shqipëria “kanë mësuar” dy futbollistët e parë të ftuar nga trajneri Sylvinho.

Dyshja e sulmit e përbërë nga ‘bomberi’ Armando Broja e i shumë dëshiruari, Jasir Asani, janë parë të shtunën në rrugët e Tiranës.

Mediat shqiptare kanë publikuar fotografitë e tyre duke aluduar se arsyeja e tyre që gjenden në Shqipëri është grumbullimi me kombëtaren kuqezi.

 

Lista zyrtare e Shqipërisë do të bëhet e ditur më 27 maj, të hënë, në ora 16:00.

Të ngajshme

Julian Alvarez drejt largimit nga Atletico, Barcelona gati ta transferojë

KushtrimGuraj

Drita kampione e Kosovës

Blearta

Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës

Valjeta Turkaj