Telenews

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës: Sot Putini është Millosheviqi i ri, të dy i kanë duart e njollosura me gjak

Zëvendësministrja e Parë e Jashtme e Ukrainës, Emine Japarova, në Formunin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka folur për sfidat nëpër të cilat janë duke kaluar gratë ukrainase në luftën e nisur nga Rusia në këtë vend.

Ajo në një moment e krahasoi presidentin rus, Vladimir Putin, me ish-presidentin serb, Slobodan Millosheviq, i cili kreu gjenocid në Kosovë.

Ajo tha se Putini është Millosheviqi i ri, ku të dy i kanë duart e njollosura me gjak.

“30 mijë ushtare kanë luftuar krah me burrat në Ukrainë, nuk lodhen. Ato po sakrifikojnë jetën e tyre për një Ukrainë të lirë e të pavarur. Njëkohësisht Rusia i mban rob me qindra gra, edhe ato shtatzëna. Gratë kidnapohen e burgosen… Jetët e vajzave dhe grave në Ukrainë janë në rrezik, sidomos i atyre nën okupim”, ka thënë Japarova.

“Sot Putini është Millosheviqi i ri, të dy i kanë duart e njollosura me gjak”, ka shtuar ajo.

Japarova tha se është mirënjohëse për mbështetjen e gjithëve për gratë ukrainase.

“Në emër të të gjitha grave ukrainase dua të ju falënderoj për mirënjohjen, për trimërinë dhe rezistencën e grave të Ukrainës. Jam  e sigurt që medalja presidenciale që i ndatë të gjitha grave të Ukrainës, që ju i përfaqësoni sot, do t’i inkurajojë nënat, gratë, mjeket, gazetaret dhe të gjitha gratë e Ukrainës për arritje të mëtejshme”, ka shtuar ajo.

Të ngajshme

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Valjeta Turkaj

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Valjeta Turkaj

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Valjeta Turkaj