Qëndrim Zyba u largua shpejt nga Legia Warszawa.
Kosovari u transferua në Poloni në dimër dhe pas vetëm disa muajsh u mor vendim për mos bashkëpunim të mëtejshëm.
23-vjeçari do të kthehet në klubin e tij amë, Ballkanin e Suharekës.
Mesfushori nga Kosova iu bashkua kryeqytetasve polakë në formë huazimi në janar. Ai ishte sjell në skuadër për zëvendësimin e dy mesfushorëve të larguar nga Legia,Bartosz Slisz dhe Ernest Muçit.
Legia fillimisht dëshironte të nënshkruante një kontratë trevjeçare me Zybën. Problemet u shfaqën gjatë testeve mjekësore, pas të cilave pati shqetësime për gjendjen e gjurit të mesfushorit.
Në fund të fundit, kushtet e kontratës u ndryshuan dhe nënkampionët polakë e morën lojtarin në huazim deri në fund të sezonit, por me opsion blerjeje. Muajt në vijim ishin të mundimshëm për 23-vjeçarin, të cilin e trajtuan keq në Poloni. Kosovari debutoi kundër Moldes në Ligën e Konferencës, u largua nga fusha pas 45-minutave dhe më pas praktikisht nuk iu dha asnjëherë mundësia.
Gjatë sezonit pranveror në ligën polake, Zyba luajti vetëm 96 minuta në gjashtë ndeshje për Legian. Ai nuk shënoi gol, nuk realizoi asistim.

