Telenews

ZYRTARE: TREPÇA ’89 RIKTHEHET NË ELITËN E FUTBOLLIT KOSOVAR

Trepça ’89 pas një viti në Ligën e Parë, ka arritur që matematikisht të sigurojë rikthimin në Superligën e Kosovës për edicionin 2022/23.
Mitrovicasit janë shpallur kampion të Ligës së Parë në Gruin A pas fitores ndaj rivalit lokal Trepça me rezultat 2-0, katër xhiro pa u mbyllur kampionati.
Fitoren ’89-shit ia siguruan golat e realizuara nga Albutrint Morina Albion Pllana.
Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ka tubuar 50 pikë, që i bie 12 më shumë se Liria që është e dyta, me të cilën ka edhe rezultate pozitive në përballjet mes tyre.
Trepça ’89 ka fituar gjithçka çka fitohet në futbollin tonë kampion, fitues i Kupës dhe Superkupës. Ata rikthehen në Superligën e Kosovës vetëm pas një viti në Ligën e Parë.
Madje Trepça ’89 ishte skuadra e parë që përfaqësoi Kosovën në garat ndërkombëtare pas pranimit.

‘Minatorët’ kishin rënë sezonin e shkuar nga Superliga në ndeshjen e barazhit ndaj Dukagjinit pas penalltive.
Me rikthimin e Trepçës ’89, rikthehet në skenë edhe një nga skuadrat më të forta që ka pasur elita e futbollit ndër vite, ku shumë talentë kanë dal nga ky klub.

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj