Telenews

Raportohet se Wagner ka arrtitur të futet në provincën e Lipetsk

The Guardian raporton se  mercenarët e Wagner kanë arritur të hyjnë në provincën Lipetsk. Kështu ka thënë kryetari i kësaj province, raporton Associated Press.

Autoritetet ruse në këtë zonë u kishin kërkuar më herët banorëve që të qëndrojnë nëpër shtëpi pasi që grupi Wagner ka kërcënuar për rrëzimin e udhëheqjes ushtarake të Rusisë.

Siç raporton The Guardian, Wagner ka marrë kontrollin e qytetit të Rostovit pas një aksioni gjatë natës.

Reuters ka raportuar edhe për kamionë që transportonte ushtarë duke kaluar nëpër qytetin Voronezh, dhe për një helikopter që ka qëlluar mbi ta. Megjithatë  Wagner ka thënë se s’ka hasur në ndonjë rezistencë të konsiderueshme derisa kanë lëvizur nëpër autostradë.

Të ngajshme

Villa Bellevue: Relaks dhe Luks afër liqenit të Batllavës

Erzana Fazliu

Ushtarët italianë të KFOR-it trajnohen nga ata hungarezë për reagim kundër zjarrit

Donat Hashani

Policia e Kosovës gjen armë dhe municion në veri të Mitrovicës

Donat Hashani