Telenews

Kaq të lënduar në aksidentin në Veternik, të përfshira një kamion dhe 11 automjete, Policia jep detaje

11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në Veternik, ku janë përfshirë një kamion dhe 11 automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka thënë se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë  aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

 

Të ngajshme

Memli Krasniqi: PDK hyn në zgjedhje nacionale për të fituar, do t’ia japim Kosovës një qeveri të re me vizion përbashkues

Valjeta Turkaj

Osmani: Kosova synon epokë të re teknologjike në partneritet me Arabinë

Valjeta Turkaj

OKB: Bota ka dështuar në objektivin për klimën, pasojat do të jenë të rënda

Valjeta Turkaj