Telenews

Ky është personi që dyshohet se shtiu mbrëmë me armë në Prishtinë, Naser Gashi ishte viktimë e rastit

Dy persona të maskuar kanë shtënë mbrëmë në një lokal në Prishtinë në rrugën “Rrustem Hyseni”. Për pasojë ka ndërruar jetë Naser Gashi që ndodhej brenda lokalit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Naser Gashi ka qenë viktimë e rastit dhe nuk ka qenë cak i sulmit.

I dyshuari për sulmin me armë është Alban Gashi që është futur në lokal i maskuar bashkë me një person tjetër.

Indeksonline ka siguruar foton e Gashit që vazhdon të jetë në arrati.

Të njëjtit i është bastisur shtëpia mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit mes dy palëve.

Të ngajshme

Zyra e Kryeministrit jep 57 mijë euro për vetura me qera –

KushtrimGuraj

Krejt çka dihet deri më tani për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë –

KushtrimGuraj

Avaria në Prishtinë lë pa rrymë rreth 2500 konsumatorë –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…