Telenews

Kurti: Takimi me Papën, një nga momentet më domethënëse për mua si kryeministër, pyeste për Kosovën, rininë e fëmijët

Albin Kurti është shprehur i tronditur nga vdekja e Papa Françeskut.

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës tha se Papa Françesku ishte “një zë i guximshëm për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare, dhe një mbrojtës i palëkundur i të varfërve dhe të margjinalizuarve në të gjitha shoqëritë”, ndërsa kujtoi një takim me të, që tha se mbetet “një mga momentet më domethënëse” për të si kryeministër.

“U trondita sot nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut. Si udhëheqësi shpirtëror i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën, ai ishte një zë i guximshëm për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare, dhe një mbrojtës i palëkundur i të varfërve dhe të margjinalizuarve në të gjitha shoqëritë. Si Papa i parë joevropian në më shumë se 1200 vjet, ai shënoi një pikë kthese në historinë e Kishës”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

Kurti kujtoi takimin e tij me Papën në vitin 2023, ndërsa tregoi se ai pyeste për Kosovën.

“Takimi im me Papën më 22 qershor 2023 — gjatë të cilit riafirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Vatikanit dhe Republikës së Kosovës — mbetet një nga momentet më domethënëse gjatë kohës sime si Kryeministër deri tash. Ai bënte pyetje për Kosovën, për rininë e fëmijët dhe fliste për paqen me dashuri e për popujt me dhembshuri”, shkroi Kurti.

Ai, siç shkroi ai, ishte një takim që Kurti tha se “do ta kujtoj gjithmonë me kujdes dhe mirënjohje”.

“Pushoftë në paqe Papa Françesku. Trashëgimia e tij e mirësisë, përulësisë dhe guximit moral le të vazhdojë të frymëzojë dhe ndriçojë botën për brezat që vijnë”.

Të ngajshme

Merr flakë aeroplani me rreth 300 pasagjerë brenda në Orlando të Floridas

KushtrimGuraj

Cakolli: Partia e parë s’ka interes për formimin e institucioneve – opozita s’është e interesuar t’ia bëjë numrat

KushtrimGuraj

‘Prishtina e përjetimeve’ – Rruga që do të shpëtonte kryeqytetin, me gropa, lloç e bërllok

KushtrimGuraj