Telenews

Gjykata në Prizren i cakton kaq kohë paraburgim shtetasit turk që vrau vajzën

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me incialet M.G., shtetas turk, i dyshuar për kryerjen e tri veprave penale.

Sipas njoftimit të gjykatës, ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Paraburgimi do të zgjasë deri më 5 qershor 2025.

Gjyqtarja e procedurës, Shpresa Emra, ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme për shkak të rrethanave të rënda të veprave, të cilat dyshohet se janë kryer brenda ambientit familjar, si dhe për shkak të vendosmërisë së të pandehurit për t’i kryer ato.

Po ashtu, është theksuar se i pandehuri nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë dhe ekziston rreziku i arratisjes, çka justifikon mbajtjen e tij në paraburgim për të siguruar prezencën në procedurat e mëtejme hetimore.

Gjykata ka theksuar se këto janë dyshime fillestare dhe vërtetësia e tyre do të vlerësohet në fazat e mëvonshme të procedurës penale.

Të ngajshme

QKMF-Drenas: Një grua kërkon ndihmë mjekësore, dyshohet se u plagos me pushkë ajrore në qafë dhe dorë

Valjeta Turkaj

Një kafe 120 lekë, një libër 50 lekë – çfarë tregon kjo për ne?

Valjeta Turkaj

“Prishtina Parking” – Gjykata rrëzon gjobat dhe bllokimet e veturave

Valjeta Turkaj