Telenews

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Në Pekin, robotët humanoid luajtën një ndeshje futbolli 3 me 3, duke ofruar një pamje të së ardhmes së robotikës me Al.

Robotët shkelmonin, pengoheshin dhe herë pas here kishin nevojë për barela gjatë lojës.

Bëhet e ditur se katër ekipe u përballën në ndeshjen e parë të futbollit plotësisht autonom të robotëve në Kinë, përpara Lojërave Botërore të Robotëve Humanoid që do të zhvillohen në gusht.

Të mundësuar tërësisht nga Al dhe pa kontroll njerëzor, robotët përdorën sensorë vizualë për të ndjekur topin dhe për të vrapuar në fushë, por jo gjithmonë me elegancë.

Disa u rrëzuan dhe u desh të largoheshin, duke ofruar një pamje të çuditshme, por domethënëse, të së ardhmes së robotikës.

Të ngajshme

Mbi 1 milion makina të regjistruara në Shqipëri, 35% e tyre qarkullojnë në Tiranë

Blearta

BE zbardh shkeljet e Metës: Nuk po bën mjaftueshëm për të mbajtur fëmijët larg Instagramit dhe Facebookut

Valjeta Turkaj

Statistikat, çfarë veturash po importohen në Kosovë dhe kush po e dominon tregun

Valjeta Turkaj