Telenews

Nuk ka më kthim pas, PSG i vendos çmimin Donnarummas

nuk-ka-me-kthim-pas,-psg-i-vendos-cmimin-donnarummas

Ndërsa dalin më shumë detaje rreth mënyrës sesi Paris Saint-Germain po përpiqet të detyrojë Gianluigi Donnarumma të largohet, raportohet se klubi parisien është i gatshëm të pranojë një ofertë prej 20-30 milionë eurosh nga Manchester United, Chelsea apo Manchester City.

E ardhmja e portierit italian në Paris është vënë seriozisht në dyshim pasi palët nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës aktuale, e cila skadon në qershor të vitit 2026. 

Duke parë situatën, PSG ka lëvizur shpejt në afatin kalimtar, duke investuar 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e Lucas Chevalier, që pritet të jetë zëvendësuesi i Donnarummës. 

Mesazhi i PSG-së është bërë edhe më i qartë sot, pasi portieri italian u la jashtë skuadrës që udhëtoi drejt Italisë për ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Tottenham Hotspur, që do të luhet të mërkurën në Udine. 

Sipas RMC Sport, kjo nuk është e vetmja lëvizje e klubit për ta shtyrë lojtarin drejt daljes, Donnarumma është lënë mënjanë edhe gjatë seancave stërvitore, duke mos qenë pjesë e grupit kryesor. 

Mesazhi është i qartë: PSG nuk do ta lejojë ta kalojë sezonin në stol për të larguar më pas si lojtar i lirë. 

Në anën tjetër, përfaqësuesit e portierit italian kanë bërë të ditur se ai nuk do të largohet nën presion dhe se do të pranojë një transferim vetëm në kushte të përshtatshme për të. 

Destinacioni më i mundshëm duket të jetë Liga Premier, pasi asnjë klub në Itali nuk mund të përballojë pagën prej 12 milionë eurosh në sezon që përfiton Donnarumma./

Të ngajshme

Galatasaray po e shqyrton transferimin e yllit të Interit

KushtrimGuraj

Largimi i Martinez shokoi tifozët e Barcelonës – Laporta tregon arsyen që fshihet pas saj

KushtrimGuraj

Morata largohet nga Galatasaray, i fal klubit turk mijëra euro

Erzana Fazliu