Telenews

OSMANI PAS VDEKJES SË ISH-SHEFIT TË MISIONIT TË SHBA-SË NË KOSOVË: SHËRBEU NË KOSOVË NË DITËT MË TË ERRËTA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për vdekjen e tij.
Osmani ka thënë se Menzies shërbeu në Kosovë në ditët më të errëta dhe përforcoi thirrjet për paqe dhe pavarësi.
Osmani ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e tij.
“Ambasadori, John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shef i Misionit në Kosovë, është ndarë nga jeta. Ai ka shërbyer në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij.”, ka shkruar ajo në Twitter.
Menzies po ashtu shërbeu si Ambasador i SHBA-së në Bosnje e Hercegovinë nga 7 janari deri më 15 dhjetor të vitit 1996.

Të ngajshme

Cilat kompani manipuluan çmimin e rrymës për Kosovën? Raporti i KOSTT-it zbulon emrat!

KushtrimGuraj

Policia me barkë evakuon një familje në Mitrovicë të Jugut të bllokuar nga vërshimet

KushtrimGuraj

Kryeprokurori Kryeziu: Keqpërdorime mbi 1 milion euro në BKS, hetimet nisën që në mars 2025

Valjeta Turkaj