Telenews

AMBASADA UKRAINASE I KËRKON SERBISË TË SHLYEJË SHKRONJËN “Z” NGA HAPËSIRAT PUBLIKE

Që më 24 mars kur ka nisur pushtimi i Ukrainës, serbët kanë shkruar kudo në mure shkronjën  që po identifikohet secili mjet ushtarak.
Ambasada e Ukrainës në Beograd, ka ftuar autoritetet e Serbisë që të shlyejnë këtë shkronjë në hapësira publike.
“Edhe një herë po ua tërheqim vëmendjen përfaqësuesve të Qeverisë serbe për shkronjën ‘Z’, e cila është e shpeshtë në mure, vetura e madje edhe në stadium, e që do të thotë thirrje për të vrarë ukrainasit”, ka thënë ambasada ukrainase në Beograd të mërkurën, përcjell gazeta “Danas”.
Ndërsa, vetëm në Serbi sa u përket shteteve evropiane, ka pasur marshe pro Rusisë që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Të gjitha vendet tjera kanë dënuar Rusinë dhe agresionin e saj.
Njëkohësisht, Serbia ka refuzuar t’u bashkohet shteteve perëndimore për t’i vënë sanksione Rusisë.

Të ngajshme

MMPHI-ja ndan afro 70 mijë euro për goma të verës e të dimrit (Dokument)

Valjeta Turkaj

Presidentja uron Krishtlindjen: Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes

Valjeta Turkaj

Kurti: Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin për të rifilluar dialogu – normalizimi i marrëdhënieve duhet të ndodhë

Valjeta Turkaj