Telenews

Arratisja si në filma në Durrës, momenti kur i burgosuri me rrezikshmëri të lartë zhduket (VIDEO)

Altin Ndoci, një i burgosur me rrezikshmëri të lartë në Shqipëri është arratisur nga reparti Infektiv në Spitalin e Durrësit, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Siç raporton Top Channel, Ndoci, fillimisht ishte përleshur me zyrtarët policorë që e shoqëronin, njërin prej të cilëve e ka goditur me grusht.

Më pas, ka përfituar nga momenti dhe është larguar me shpejtësi nga spitalit, transmeton Klankosova.tv

Ndoci dyshohet se është arratisur me një automjet Audi të bardhë, veturë kjo që ishte duke pritur në parkingun e spitalit.

Policia e Shtetit tashmë ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

39-vjeçari raportohet se është i akuzuar për katër vrasje.

Tashmë kanë dalë edhe disa pamje, ku Ndoci shihet duke ikur.

Të ngajshme

Tahiri kërkesë për takim Avni Deharit lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës

Yllka Gashi

Ekuadori sekuestron 469 kilogramë kokainë, paketimet mbanin imazhin e futbollistit Erling Haaland

Yllka Gashi

Sekuestrohen dhjetëra mjete të mprehta, “boksa” metalikë dhe shufra në Pejë

Yllka Gashi