Telenews

Falsifikuan dokumente për pronat që shitën, arrestohen katër persona për mashtrim mbi 1.5 milion euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, ka arrestuar katër persona, M.M., S.B., D.R., dhe B.Z., nën dyshimin për “mashtrim në bashkëkryerje” mbi 1.5 milion euro.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, katër të dyshuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 1,578,180.00 euro viktimës H.M.

Një nga të dyshuarit M.M dyshohet edhe për falsifikim të dokumenteve, ndërsa i dyshuari tjetër D.R. edhe për legalizim të përmbajtjes së rreme.

Ndaj tyre, Gjykata ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Komunikata e plotë:

Arrestohen katër persona për mashtrim mbi 1.5 milion euro, caktohet paraburgim prej 30 ditësh

Prishtinë, 24 shkurt 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës ka arrestuar katër (4) persona me inicialet M.M., S.B., D.R., dhe B.Z., të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 (Dyzetë e tetë) orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale: Mashtrimi në bashkëkryerje nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu i dyshuari M.M. dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari D.R. dyshohet edhe për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 395 paragrafët 1 dhe 2 të KPRK-së.

Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm matrial në vlerë prej 1,578,180.00 euro.

Prokurori i shtetit, ka nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat përkatëse, pasi ekziston dyshimi i bazuar se prona është shitur mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme. Njëkohësisht, nga Gjykata është kërkuar lëshimi i urdhërit ndalues përfundimtar për këto parcela, me qëllim të sigurimit të pronës deri në përfundim të procedurës penale.

Ndërkaq, Gjykata kompetente u ka caktuar të pandehurve M.M., S.B., D.R., dhe B.Z. masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh.

Të ngajshme

Erion Veliaj mbetet në burg

Valjeta Turkaj

Sekretari amerikan i Mbrojtjes flet mbi publikimin e dosjes së UFO-ve

Valjeta Turkaj

Dritare uPVC investim i mençur për çdo shtëpi

Valjeta Turkaj