Telenews

KREU I PDK-SË: SULMET NDAJ POLICISË AKT KRIMINAL DHE I PATOLERUESHËM

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar sot pas katër sulmeve që i janë bërë Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Krasniqi thotë se këto sulme janë të pa tolerueshme dhe të akteve kriminale që kanë për qëllim cenimin e rendit dhe ligjit.
“Sulmi ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare me Serbinë, është akt kriminal dhe i pa tolerueshëm që për qëllim ka cenimin e rendit të ligjit për dobi të kriminelëve, në një kohë kur Kosovës i duhet stabiliteti e siguria, ndërsa mohuesve të sovranitetit tonë iu konvenon trazira dhe provokimi i paqes. Që të dy këto qëllime, janë e do mbesin të paarritshme kundër shoqërisë tonë multietnike e shtetit tonë sovran dhe të pavarur”.
I pari i PDK-së ka ftuar organet e rendit dhe ligjit që sa më shpejt të ndriçojnë rrethanat e këtyre aktëve.
“I ftojmë organet e rendit dhe ligjit që sa më parë të hetojnë dhe ndriçojnë rrethanat e këtij akti kriminal, si dhe t’i japin përgjigje meritore çdo përpjekjeje që cenon Kosovën dhe sovranitetin e shtetit tonë” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të ngajshme

Vëllai i Liridona Ademajt: Vrasja ishte e planifikuar, u realizua brenda shtatë minutash

Valjeta Turkaj

“Krim i organizuar, rrëmbim, armëmbajtje pa leje” – Operacion policor nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale në Pejë

Valjeta Turkaj

Osmani në Uashington – Takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit

Valjeta Turkaj