Telenews

OBSH paralajmëron rritje të rasteve të hantavirusit në javët e ardhshme

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se në javët në vijim mund të ketë rritje të ndjeshme të rasteve të hantavirusit, duke theksuar nevojën për vigjilencë të shtuar.

Ai sqaroi se, pavarësisht rritjes së mundshme të rasteve, nuk ka shenja që bota ndodhet në prag të një pandemie të re, por situata mund të ndryshojë në varësi të zhvillimeve.

Sipas tij, periudha e gjatë e inkubacionit të virusit rrit gjasat që rastet të shfaqen më shumë në javët e ardhshme.

Deklaratat u bënë gjatë një konference për shtyp, ku u diskutua edhe për situata të mëhershme të shpërthimeve dhe menaxhimin e tyre.

Ghebreyesus theksoi gjithashtu rëndësinë e trajtimit me dinjitet të personave të prekur dhe evakuimeve të sigurta në raste shpërthimesh epidemike, duke kujtuar nevojën për masa humane dhe të koordinuara ndërkombëtare.

Të ngajshme

Qeveria britanike në krizë, Starmer pranon dorëheqjen e parë

Valjeta Turkaj

SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Valjeta Turkaj

Tragjedi në India: stuhi e fuqishme lë mbi 100 viktima

Valjeta Turkaj