Telenews

Begaj pret ministrin kroat, falënderon Zagrebin për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq-Radman, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis dy vendeve, si edhe forcimin e partneritetit strategjik.

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Kroacisë për integrimin evropian të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, energjisë, infrastrukturës dhe turizmit.

Tv Klan raporton se kreu i shtetit shqiptar falënderoi Kroacinë për avokatinë e vazhdueshme që i bën Shqipërisë dhe procesit integrues të saj në të gjitha tryezat ndërkombëtare dhe mori edhe një herë sigurinë dhe gatishmërinë e plotë të Kroacisë për të vijuar me mbështetjen në çdo aspekt të këtij procesi.

Po ashtu, Begaj shprehu mirënjohje për qëndrimin e Kroacisë në mbështetje të Kosovës dhe vlerësoi se bashkëpunimi mbetet i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Të ngajshme

Polici-dëshmitar për sulmin në “Ibër-Lepenc”: U paraqit si Zoran, doli se ishte Jovan Viçentijeviq

Yllka Gashi

Nesër kufizime të përkohshme për kamionët mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Disa punëtorë lëndohen pasi bie një kran në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

Yllka Gashi