Telenews

Gruda: Pavarësisht dallimeve politike, Haradinaj është hero i gjallë i Kosovës

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar deklaratën e një mërgimtari në Kuvendin e Kosovës, i cili më 12 gusht bëri thirrje për pushkatimin e deputetit Ramush Haradinaj dhe më pas u arrestua nga Policia e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Gruda tha se, pavarësisht dallimeve politike me Haradinajn, statusi i tij si figurë e luftës së Kosovës nuk duhet të vihet në diskutim.

“Besoj në Kosovë mund të kemi dallime politike plot, mund të kemi lloj-lloj vlersimesh politike me Ramush Haradinaj, por që Ramush Haradinaj është një hero i gjallë i Kosovës, ajo nuk diskutohet. Edhe ti më dëgjuar, njeriun që thotë ato fjalë është trishtuese, po ajo ta dini, ajo është ushqyer, ajo lloj propagande me vite dhe vazhdon të ushqehet prej pushtetit, sigurisht ajo manifestohet tani në forma të tilla”, tha ai.

Personi që bëri thirrjen për pushkatimin e Haradinajt u arrestua të mërkurën nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të ngajshme

Tahiri kërkesë për takim Avni Deharit lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës

Yllka Gashi

Ekuadori sekuestron 469 kilogramë kokainë, paketimet mbanin imazhin e futbollistit Erling Haaland

Yllka Gashi

Sekuestrohen dhjetëra mjete të mprehta, “boksa” metalikë dhe shufra në Pejë

Yllka Gashi