Telenews

EKSKLUZIVE | Fund arratisë së Vezir Hazirajt – dorëzohet në Policinë e Pejës

Vezir Haziraj sapo është dorëzuar pas një beteje 8 ditore nga arratia. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Ylber Lipaj, personi të cilit Veziri ia dedikoi dorëzimin.

“Ka shku në shtëpinë e tij. Nga atja e ka telefonu policinë. Ka ardh një njësit i veçantë nga Peja dhe e ka marrë në shtëpi. Gjithçka ka shkuar me marrveshje. Rastin tash e ka drejtësia”, ka thënë Ylber Lipa për Indeksonline.

 

Ndryshe, Vezir Haziraj është nga Istogu dhe është bërë i njohur për disa raste penale.

  • Në vitin 2018, u akuzua për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë, pasi dyshohej se kishte therur me thikë 14 herë një vajzë 17-vjeçare, me të cilën kishte pasur lidhje. Prokuroria tha se sulmi ndodhi pasi vajza kërkoi të fshiheshin fotografitë dhe videot intime të saj nga rrjetet sociale.
  • Përveç kësaj, ndaj tij kishte edhe akuza për vjedhje, vjedhje të rëndë dhe arratisje nga burgu.
  • Në vitin 2022, ndërsa ishte i burgosur, u raportua se dyshohej se kishte porositur sulmin/vrasjen e një oficeri korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Policia e kishte nisur rastin si “kanosje”.

Pra, rasti për të cilin është bërë më së shumti i njohur është sulmi me thikë ndaj 17-vjeçares, ndërsa më vonë u përfshi edhe në rastin e kërcënimit ndaj zyrtarit korrektues.

Të ngajshme

Trepça nis rivitalizimin e Horizontit VI, në minierën e Artanës

Rrezarta Ramaj

Linda – Një kapitull i ri i banimit modern në Fushë Kosovë

Rrezarta Ramaj

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Rrezarta Ramaj