Telenews

Dënimi i Pal Lekajt/ Reagon Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka deklaruar se mirëpret aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ndaj të pandehurëve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në një deklarim zyrtar, PSRK-ja thotë se ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit garantimin e ndëshkueshmërisë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, duke dëshmuar se keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe i parasë publike duhet të ketë përgjegjësi ligjore.

“Prokuroria Speciale riafirmon përkushtimin në luftën kundër korrupsionit, si dhe ndjekjen penale të të gjithë kryerësve të mundshëm” thuhet në reagim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i prokurimit publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Të ngajshme

Një muaj paraburgim ndaj personit të dyshuar për vrasje të rëndë në Pejë

Yllka Gashi

Kërçeli ironizon me Kujtim Shalën: Tash po i kërkon votat e Vetëvendosjes për nënkryetar

Yllka Gashi

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Yllka Gashi