Telenews

“Jo në emrin tim”, sonte protestohet përsëri në natën e 7-të me radhë

Edhe sonte sikurse në gjashtë netët tjera në sheshin “Skenderbeu’’ në Prishtinë do të protestohet kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Sikurse netëve zë tjera edhe sonte protesta do të nis nga ora 21:00.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë njëri prej organizatorëve të protestës, Çlirim Haziri.

Postimi i plotë:

Sot bëhet një javë.

7 ditë rresht në shesh. 7 net pa u ndalur. Një javë bashkë, me të njëjtin zë dhe të njëjtën kërkesë: DREJTËSI!

Nga nata e parë e deri sonte, sheshi vetëm është rritur. E sonte, në ditën e 7-të, mblidhemi përsëri.

 Sheshi “Skënderbeu”  Ora 21:00

Faleminderit secilit që ishte pjesë e këtij zëri qytetar, çdo natë. Faleminderit për qëndrueshmërinë, dinjitetin dhe solidaritetin.

Një javë qëndresë. Një javë bashkë. Për UÇK-në!

Nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona!

Shihemi sonte!

Të ngajshme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor është Kurti

Yllka Gashi

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Yllka Gashi