Telenews

“Jo në emrin tim”, shqiptarët do të mblidhen më 27 shtator për protestë në Gjenevë

Manifestimi do të mbahet të dielën në Place des Nations, me fokus edhe te viktimat e luftës, personat e pagjetur dhe viktimat e dhunës seksuale

Gjeneva pritet të jetë të dielën pikëtakim i shqiptarëve nga Zvicra dhe diaspora. Më 27 shtator 2026, nga ora 14:00, në Place des Nations, pranë “Karriges së Madhe”, është paralajmëruar një manifestim në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Manifestimi organizohet nën motot “Jo në emrin tim”, “Liria ka emër” dhe “Paanshëm, për atdhe”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje dhe për ruajtjen e kontekstit historik të luftës së Kosovës.

Në fokus të tubimit pritet të jenë edhe viktimat shqiptare të luftës, personat ende të pagjetur, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, manifestimi është autorizuar nga autoritetet kantonale të Gjenevës.

Tubimi do të zhvillohet të dielën, më 27 shtator, duke filluar nga ora 14:00, në Place des Nations, pranë Karriges së Madhe në Gjenevë.

Të ngajshme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor është Kurti

Yllka Gashi

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Yllka Gashi