Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimi, është shpallur i pafajshëm në rastin e njohur si “Brezovica”.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Haxhi Millaku, i cili ka njoftuar për vendimin e gjykatës lidhur me rastin.
Me këtë vendim përfundon procesi gjyqësor ndaj Halimit në kuadër të rastit “Brezovica”.

