Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte, më 29 shtator, me natën e saj të 14-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, do t’i kërkojë qeverisë ta procedojë sa më parë në kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, dhe që deputetët ta votojnë pa humbur kohë.
Para protestuesve do të flasin edhe veterani dhe profesori Valon Murati, matematicieni dhe publicisti Leart Ajvazi, si dhe këngëtari Hysni Klinaku, i cili do të interpretojë edhe një këngë.
Në ekranin LED do të shfaqet videoja “Rrëfimi i ushtares”, ndërsa një nga momentet simbolike të mbrëmjes do të jetë një minutë heshtje për drejtësinë.
Protesta nis në orën 21:00.

