Telenews

“Po, e kam një thikë” – policët i kërkojnë 17-vjeçarit në Prishtinë ta hapë çantën, zbulojnë edhe armë zjarri –

Një kontroll policor në orët e vona të mbrëmjes në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e një të mituri, të cilit i janë gjetur një armë zjarri dhe dy thika. Fillimisht, i riu u kishte treguar policëve se posedonte një thikë, por hapja e çantës kishte zbuluar se ai mbante edhe armë zjarri, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 27 nëntor, rreth orës 23:20, në rrugën “Ymer Aliu” në Prishtinë, pranë lokalit “Ambient Pica”, ku një njësi policore ishte duke patrulluar.

Pasi e kishin ndaluar të miturin, zyrtarët policorë e kishin pyetur nëse posedonte ndonjë gjë të kundërligjshme, ndërsa ai u kishte treguar se kishte një thikë.

Mirëpo, në momentin kur policët i kishin kërkuar ta hapte çantën, brenda saj kishin vërejtur edhe një armë zjarri dhe një thikë tjetër.

Pas këtij zbulimi, i mituri është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, ku është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës.

Arma e zjarrit dhe të dyja thikat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit për të mitur, ndaj 17-vjeçarit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Policia ndal veturën në Obiliq – brenda gjen pistoletë, 18 fishekë dhe marihuanë

KushtrimGuraj

Ky është 32-vjeçari nga Prizreni që humbi jetën në aksidentin mes motoçikletës dhe veturës –

KushtrimGuraj

Gjuetari ia merr jetën nënës së 5 fëmijëve, e ngatërroi me një dre

Yllka Gashi
Lajmet po ngarkohen…