Telenews

Kryeministri Kurti, kërkesë Lajçakut nga Amerika: Trego pse dështoi marrëveshja për targat

Shefi i qeverisë së Kosovës, thotë se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e marrëveshjes.
Kurti tha se Lajçak duhet të shpjegojë pse sot palët  nuk kanë arritur pajtueshmëri për një zgjidhje afatgjate për këtë temë, edhe pse ka skaduar mandati prej gjashtë muajsh për grupet punuese që të arrijnë një marrëveshje.
“Unë nuk e kam ndjekur për së afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, mirëpo besoj se ndërmjetësuesi Lajçak do të shpjegojë publikisht se cila palë nuk ishte konstruktive. Unë për vete nuk kam dilema, e di që kryenegociatori, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ por qartazi Beogradi nuk është i interesuar që të ketë marrëveshje ndërkaq ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit”, tha Kurti për RTK-në.
“I takon lehtësuesit që të sqarojë se pse konkretisht nuk u arrit marrëveshja e cila ka qenë mjaft afër e për të cilën edhe Lajçak është angazhuar shumë”, theksoi ai.

Të ngajshme

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi

Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Yllka Gashi

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi