Telenews

Kurti në Britani tregon çfarë u tha gjermanëve dhe francezëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Cambridge në Britani. Atje ai ka kritikuar BE’në për qasjen ndaj Ballkanit.
“Po i thoja kolegëve të mi francezo-gjermanë, na fusni brenda. Çdo i pesti banorë i Ballkanit, jeton dhe vepron në Evropë. Nuk ka familje në Kosovë që s’e ka së paku një anëtar në BE. Skepticizmi evropian ndaj Ballkanit, nuk më bëjnë as cinik dhe as të trishtuar. Jam kritik ndaj BE’së, sepse BE’ja më ka mësuar se si të mendoj në një aspekt kritik”, tha Kurti.
Madje sipas Kurtit, është më shumë për t’u pikëlluar për BE-në për mospranimin e Ballkanit, sesa për këtë të fundit.
“Unë pikëllohem më shumë për BE’në se sa për ne. Me kancelarin Olaf Scholz, kemi nevojë urgjente që të përgatitemi për invazionin rus”, tha ai.

Të ngajshme

Murati: Para konstituimit të Kuvendit duhet marrëveshje për Presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Yllka Gashi

Çfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve

Yllka Gashi

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Yllka Gashi