“Ndonjëherë, ajo që provokon zilinë tek të
tjerët, nuk është pasuria jote, makina jote dhe as gjërat që ti zotëron, sepse
mund të ndodhë që personi ziliqar t’i ketë këto dhe shumë më tepër”
“Ajo që shkakton zilinë tek të tjerët, është
esenca jote; është energjia jote; është fakti që ti di se si ta bësh veten të
lumtur, kurse personi tjetër jo; është suksesi me familjen tënde; ështëtalenti
që ke, marrëdhëniet që ndërton dhe mënyra se si i menaxhon vlerat e tua në
jetë. Zilinë tek të tjerët e ngjall me gjërat që të bëjnë të shndrisësh dhe që
askush nuk mundet t’i fikë dot. Këto cilësi e vrasi çdo person ziliqar dhe nuk
e imagjinon dot se çfarë do të jepte ai person, vetëm për të pasur shkëlqimin
që buron nga qenia jote dhe që nuk mundet dot ta kopjojë”. – Toto’
Ka një ide të gabuar tek të gjithë, se sa më
shumë pasuri të kemi, aq më shumë do të na kenë zili. Kjo është pjesërisht e
vërtetë, por personat që kanë zili të tjerët, përgjithësisht janë persona që kanë
pasuri, thjesht kanë zili që dikush është më i lumtur se ta, apo se po ia del
më mirë në jetë se vetë ata. Sukseset që arrijmë dhe lumturia që shfaqim
përpara të tjerëve, janë dy cilësitë qëmë tepër i kanë zili të tjerët, pasi nuk
mund të arrihen lehtësisht.
Ndaj, nëse nuk je i pasur, dije se të tjerët
do të kenë zili për shpirtin e pastër që ke, si dhe për gjithë pozitivitetin që
rrezaton vetëm me një buzëqeshje. Vazhdo të jetosh me optimizëm, sepse kur të
tjerët tregojnë se të kanë zili, duhet të kuptosh se je duke jetuar në mënyrën
e duhur. Askush nuk ka zili dikë që nuk ka arritur diçka për ta pasur zili…
The post “Ajo që shkakton zilinë tek të tjerët, është esenca jote; është energjia jote; është pozitiviteti yt” appeared first on Gazeta Express.

