Telenews

Këto shenja tregojnë se erdhi koha ta lini punën që jeni

” Nëse bën atë që dashuron,nuk do të punosh
asnjë ditë ” thotë një shprehje, por ja që nuk e kemi të gjithë luksin të punojmë
ku duam, me rrogën që duam dhe kolegët që duam.

Jeta ecën shpejt dhe pa të ardhura e gjen
veten mes katër rrugëve,ndaj ne punojmë edhe punë që nuk i duam aspak ose na
krijojnë shumë stres.

Gjithçka e ka një limit ama,prandaj nëse po
kaloni nëpër këto shenja,jepni dorëheqjen menjëherë!

1-Ke frikë të shkosh në punë

Zgjimi çdo mëngjes me këtë ndjenjë ndikon në
shëndetin tënd të përgjithshëm, shëndetin mendor dhe jetën tënde në
përgjithësi.

2-Të ngarkuar dhe të nënpaguar

Të gjithë kemi ngarkesa herë pas here në punë
por kur kjo po bëhet rutinë dhe punëdhënësi juaj nuk ka absolutisht asnjë
konsideratë në lidhje me jetën dhe shëndetin tuaj ,ikni.

3-Nuk ndjeni vlerësim

Kur gjithçka që dëgjoni është reagim negativ,
ju nuk mund të qëndroni të motivuar ose të ndiheni të vlerësuar dhe kjo do të
thotë se ndoshta është koha të lini punën tuaj.

4-Nuk po rriteni profesionalisht

Nëse herë pas here, sa herë që kompania juaj
ka një vend pune për një pozicion më të mirë, ata sjellin dikë nga jashtë,
është koha të kërkoni një punë tjetër ku përvoja dhe aftësitë tuaja do të
vlerësohen dhe ju do të vlerësoheni më shumë.

The post Këto shenja tregojnë se erdhi koha ta lini punën që jeni appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Albena Reshitaj: Politika është përgjegjësi dhe luftë për drejtësi (VIDEO)

Donat Hashani

Grenell pasi Rama vizitoi Thaçin: Padrejtësia vazhdon, Jack Smith është një turp

Donat Hashani

Osmani: Kosova nuk do të lejojë që krimet të harrohet e gjenocidi të mohohet

Valjeta Turkaj