Telenews

Tragjike: Një person vret fqinjin në Baks të Skenderajt

Një ngjarje tragjike ka ndodhur para pak minutave në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, ku dyshohet se një person ka mbetur i vrarë nga fqinji i tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit, ku pas një mosmarrëveshje një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt fqinjit të tij.

Burimet nga Spitali rajonal në Mitrovicë bëjnë të ditur se edhe dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të ngajshme

Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush s’mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën

Yllka Gashi

Dogana e Kosovës thotë se ka rritje të të hyrave në gusht, arkëtohen 194.38 milionë euro

Yllka Gashi

Fantastike! Islam Selmani i siguron Kosovës medalje në karate

Yllka Gashi