Telenews

Identifikohet dhe sekuestrohet vetura e cila ishte falsifikuar dhe raportuar e vjedhur në Itali

Policia e Kosovës ka arritur që të konfiskojë një veturë të vjedhur në shtetin e Italisë.

“Me datën 23.07.2022 rreth orës 16:20, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet  G.H. 1990, e cila është selektuar për kontrolle në vijën e dytë. Gjatë kontrollimit të veturë dhe numërit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vetura ishte vjedhur në shtetin e Italisë në vitin 2019.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2019”, thuhet në njoftim më tutje.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit  pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet.

Lenda për hetim i dorëzohet njësitit të autokrimeve dhe sipas procedurave të procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush s’mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën

Yllka Gashi

Dogana e Kosovës thotë se ka rritje të të hyrave në gusht, arkëtohen 194.38 milionë euro

Yllka Gashi

Fantastike! Islam Selmani i siguron Kosovës medalje në karate

Yllka Gashi