Telenews

Olluri i ‘propozon’ Qeverisë të themelojë Zyre të Kujdesit për Servilët

Gazetari Parim Olluri, duke e thënë me ironi, i ka propozuar Qeverisë të Kosovës të themelojë një Zyre të Kujdesit për Servilët, pasi sipas tij serviliteti ndaj pushtetit është tejet i hapur në shoqëri.

Ai në një postim në Facebook ka përmendur rastin e gazetarit dhe njëherazi simpatizuesit nga mërgata të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Mekuli.

”Meqe serviliteti ndaj pushtetit eshte tejet i perhapur ne shoqeri, do te ishte mire qe Qeveria me themelu nje Zyre te Kujdesit per Servilet. Ne rastet sikurse sot qe eskaloi Gezim Mekuli, dikush nga ZKS-ja e therret per konsultim,” shkroi ai.

Olluri tregoi edhe çfarë pyetje mund t’i bëhen Mekulit kur të ‘thirret’ për konsultime.

”Ia bene disa pyetje: A je mire, o vella? Mos je kah nine zana? Buke a mujte me hanger gjate dites? A ki nevoj me ta dergu dikend me te ba muhabet?,” përfundoi ai.

 

 

 

Të ngajshme

Kurti: Daci do të mbetet emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit

Valjeta Turkaj

Aksidenti tragjik në Gjirokastër – një nga viktimat, nipi i ish-kryeparlamentarit Gramoz Ru

Erzana Fazliu

Ndërprerja festive, rinis nga ora 16:00 numërimi i votave

Erzana Fazliu