Bossi i shumëkërkuar i kontrabandës, Besim Zeqiri, i njohur si “Kaça”, që dyshohet se është “njeriu kryesor” i kontrabandimit me mallta nga Serbia për në Kosovë tashmë ka rënë në duart e Policisë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Kaça është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Drejtoria për Krimin e Organizuar.
Pas arrestimit, ndaj të njëjtit është nxjerrë aktvendim për ndalim dhe brenda afatit, Prokuroria ka kërkuar edhe caktimin e masës së paraburgimit.
Kaça, i njohur për veprimtari kriminale që për 10 muaj që nga shpallja e tij në kërkim ka qenë në arrati, dyshohet edhe për afërsi me Milan Radoiçiqin.
Ai është pronari i barnatores ku më 13 tetor të vitit 2021 Njësia Speciale e Kosovës me anë të një aksioni bastisi barnatoren e tij nën dyshimin për kontrabandë.

