Telenews

Vëllai i Behgjet Pacollit i gëzuar me rrëzimin e Abazoviqit: Shko rrezitu në Plazh të Vogël

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka kritikuar Dritan Abazoviqin që dje u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Kuvendi i Malit të Zi për shkak të nënshkrimit të një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe.

Ai tha se Abazoviq njohu vazhdimësinë ligjore të një institucioni që e mohon edhe kombësinë malazeze.

“Kështu e ke kur e krunë me Popin! Plus 600 vjet, para ekzistencës së Kishës Serbe, ky çuni ia njeh vazhdimësinë ligjore kësaj kishe në Mal të Zi, tu e ditë se kjo Kishë ua mohon edhe kombësinë malazezëve duke i quajtur Bastard dhe Komb i shpikur!”.

Selim Pacolli pati edhe një porosi për Abazoviqin pasi mbeti pa postin e kryeministrit.

“Shnet! Shko rrezitu n’plazh t’vogël!”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Yllka Gashi

Bedri Halimi shpallet i pafajshëm: Akuzat ndaj meje u ndërtuan pa fakte

Yllka Gashi

Panik te Kombëtarja Shqiptare para ndeshjes me Bjellorusinë, mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

Yllka Gashi