Telenews

Shënohet 25-vjetori i vdekjes së Nënës Terezë, krerët e shtetit kërkojnë të ndiqet shembulli i saj

Institucionet e vendit me një varg aktivitetesh shënojnë 25-vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë, raporton Ekonomia Online.

Mëngjesin e së hënës tre krerët më të lartë të shtetit presidentja Vjosa Osmani, kreu i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Me këtë rast Osmani tha se Shën Tereza dhe shembull për gjithë njerëzimin.

“E cila dha një shembull për gjithë botë. Sot përkujtojmë me krenari gjithë veprës e saj dhe shembullin që la pas”.

Përderisa kreu i Kuvendit,  tha se ajo ka qenë gjithmonë afër popullit të saj duke dhënë shembull të humanizmit e besimit.

“Po e kujtojmë simboli e rëndësishëm të mbarë botës, e cila është shembull i besimit e humanizmit, shembulli i saj ka inspiruar miliona njerëz”.

“Ajo ka qenë gjithmonë afër popullit. Do të nderohet në këtë dhe gjithmonë”.

Kryeministri Albin Kurti tha se Tereza u bë nënë e gjithë botës dhe se sakrifica e saj është vlerë për gjithë njerëzimin, raporton EO.

“Sot po e shënojmë shkuarjen e saj në amshim. Jeta e saj është vepër gjithë njerëzimin dhe shembull, ajo u bë nëna e gjithë botës”.

“Duhet të ndjekim shembullin e saj me dashuri dhe sakrificë për të mirën e përgjithshme. Sakrifica është vlerë e gjithë popullit shqiptar”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 23 shtator

Rrezarta Ramaj

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Yllka Gashi

Bedri Halimi shpallet i pafajshëm: Akuzat ndaj meje u ndërtuan pa fakte

Yllka Gashi