Policia e ka arrestuar një 34 vjeçar në Kaçanik, i cili kërkohej për posedim dhe blerje të narkotikëve.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se i arrestuari është i dënuar me dy vjet burgim.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.
“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

