Telenews

Ngrihet sërish çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar të shtunën çmimet tavan për derivatet.

Sipas MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e shtunë është 1.58 euro, derisa një ditë më parë ishte 1.57 euro.

Çmimi maksimal i lejuar për benzinë për të shtunën është 1.34 euro, ashtu sikur një ditë më parë.

Edhe çmimi maksimal për gazin është 0.75 euro, njëjtë sikur në tri ditët e fundit.

Çmimet janë të vlefshme 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

 

Të ngajshme

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi

Banesat për 7.3 % më shtrenjt se vitin e kaluar, Prishtina prinë për rritje çmimi

Yllka Gashi