Telenews

Numri i të vdekurve nga protestat në Iran rritet në 253

numri-i-te-vdekurve-nga-protestat-ne-iran-rritet-ne-253

Numri i të vdekurve në Iran nga protestat mbarëkombëtare për vdekjen e një gruaje të re në paraburgim policor është rritur në 253, tha të martën një OJQ me bazë në Norvegji.

Në një deklaratë, Irani Human Rights tha se 34 fëmijë dhe 19 gra ishin në mesin e viktimave.

OJQ-ja tha se numri më i lartë i vdekjeve u raportua në provincën Sistan dhe Baluchistan me 93 viktima, e ndjekur nga Mazandaran me 30 vdekje dhe kryeqyteti Teherani me 25.

Në shtator, Mahsa Amini, 22-vjeçe, vdiq në rrethana misterioze pasi u ndalua për “veshje të papërshtatshme” nga policia e moralit të vendit.

Protestat e zemëruara fillimisht shpërthyen në qytetin e lindjes së Amini, Sanandaj, në Iranin perëndimor dhe më vonë u përhapën në të gjitha qytetet kryesore iraniane, përfshirë Teheranin.

Incidenti shkaktoi valë tronditëse në mbarë botën, me shumë qeveri perëndimore që lëshuan deklarata dënuese, të cilat nuk u mirëpritën nga qeveria e Iranit./AA

Të ngajshme

Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gruan dhe vajzën e tij e më pas veten

Valjeta Turkaj

Dhjetëra pasagjerë largohen nga anija ku shpërtheu hantavirusi

Valjeta Turkaj

Gjykatësi publikon letrën e dyshuar të vetëvrasjes së Jeffrey Epstein

Valjeta Turkaj